Ora ka kornizë të bërë nga çeliku cilësor me ngjyrë argjendi, i cili është kombinuar bukur me indekset dhe akrepat me po të njëjtën ngjyrë. Numratori i saj i zi është pajisur me tregues të datës në vendin ku tregon ora 3, ndërsa indekset tjera janë numra romakë. Rripi i saj është bërë nga lëkura cilësore me ngjyrë kafe dhe mund të zëvëndësohet lehtësisht me rripin tjetër prej lëkure me ngjyrë të gjelbërt, i cili është poashtu pjesë e këtij seti. Ora është rezistente ndaj spërkatjeve.